Kosovarët, numër 1 në mesin e të arrestuarve për trafikim refugjatësh

PUBLIKUAR

Nga janari deri në tetor, në Zvicër janë kapur afërsisht aq kontrabandistë me refugjatë sa në gjithë vitin 2014 ndërsa në krahasim me vitin 2013 kemi gati dyfishim të numrit.

Gjatë periudhës dhjetëmujore janë kapur pra 373 veta, shkruan azonline.ch. Prej tyre 278 trafikues me refugjatë janë kapur nëpër rrugët tokësore (me automjet ose këmbë), 78 me tren dhe vetëm 4 me aeroplan.

Një vit më parë (gjatë gjithë vitit) kanë qenë 384 arrestime ndërsa gjatë vitit 2013 gjithsej 211 sish.

Në regjionin kufitar II (rreth kantonit të Cyrihut) trafikantët më të shumtë të kapur kanë qenë nga Eritrea (15) e pas tyre vijnë ata nga Kosova (14) dhe nga Zvicra (11), transmeton albinfo.ch.

Ndërsa në nivel të Zvicrës, në vend të parë kanë qenë kosovarët, nga të cilët janë arrestuar për trafikim 53 veta. Pas tyre janë eritreanët me 47 të arrestuar etj.

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...