Vodhi në institucionin financiar në Lipjan, policia i vihet mbrapa – hajni e pëson keq

PUBLIKUAR

Pas marrjes së informatës për një vjedhje të rëndë të ndodhur në një institucion financiar në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan rreth orës 02:30, njësitet policore të Lipjanit kanë organizuar një operacion të shpejtë i cili ka rezultuar me arrestimin në ikje e sipër të një të dyshuari që dyshohet të jetë përfshirë në rastin në fjalë.

Veprimet e shpejta i kanë mundësuar policisë të identifikoj veturën e shfrytëzuar nga të dyshuarit si dhe drejtimin e ikjes.

Ndjekja policore ka vazhduar deri në momentin kur në fshatin Qylagë të Lipjanit,  të dyshuarit kanë humbur kontrollin mbi veturën e tyre dhe kanë dalë nga rruga.

Me këtë rast policia ka arrestuar të dyshuarin;

  • H. G, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

pas një kontrolli që i ka bërë automjetit ka gjetur dhe sekuestruar;

  • Një revole të tipit Zoraki, si dhe,
  • Pesë fishek.

“Ndërkohë që policia ka kontrolluar edhe perimetrin përreth, pak më tutje është gjetur edhe kasaforta (kasa) e zbrazët.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e arrestit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh  dhe ndaj tij është iniciuar rasti vjedhje e rëndë si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armës”, njofton tutje policia, transmeton Gazeta Express.

“Aktualisht policia ka zgjeruar horizontin e hetimeve për të identifikuar edhe të dyshuarit e tjerë të mundshëm të implikuar në këtë rast”, thuhet tutje në njoftimin e tyre. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...