Muller lë pas Messin e Ronaldon (Foto)

PUBLIKUAR

Bayern Munichu ka arritur fitore kundër Olympiakosit të martën në mbrëmje me rezultat 4-0.

Me këtë fitore bavarezët siguruan fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Thomas Muller mundi Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Raulin, duke vendosur një rekord të ri.

Muller shënoi golin e tretë ndaj Olympiakosit dhe u bë lojtari më i ri që shijon 50 fitore në garën më të madhe evropiane.

Përveç anësorit gjerman, për klubin e drejtuar nga Pep Guardiola shënuan edhe Douglas Costa, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...