Së shpejti fillon projekti për hapjen e qendrave për edukim të hershëm në Shalë dhe Magure

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Elmaze Behluli, sot kanë pritur në takim përfaqësueset e UNICEF –it, Dafina Krasniqi dhe Mimoza Shahini me të cilat ka biseduar rreth mundësisë së hapjes se paraleleve për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç, në institucionet edukative në fshatrat Shalë dhe Magurë.
Kryetari Imri Ahmeti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me UNICEF që të zhvillojnë këtë projekt edhe në këto lokalitet në mënyrë që t’ju mundësohet prindërve në regjionin e Shalës dhe Magures ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës për parafillorë, njofton Komuna.

Përfaqësueset nga UNICEF-i u shprehen se Komuna e Lipjanit do të merret si shembull i bashkëpunimit edhe për komuna të tjera, ndërsa theksuan se qëllimi i këtij projekti është që fëmijët të përgatiten për klasën e parë.
Një qendër e tillë është hapur muaj më parë në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, living room, table, shoes and indoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...