Në Lipjan arrijnë vaksinat e gripit sezonal

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësië në Lipjan, Merita Bytyqi ka konfirmuar se në Lipjan tashmë kanë arritur vaksinat e gripit sezonal dhe që nga nesër qytetarët mund të shkojnë në Institucionet shëndetësore  më të afërta dhe t’i merrin ato.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, ju njohtoj se sot jemi furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe që nga nesër ju mund të shkoni në Institucionet shëndetësore tuajat më të afërta dhe t’i merrni ato.
Përparësi kanë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike, punëtoret shëndetësor etj.
Të gjithë ju që shkoni për tu vaksinuar jeni të obliguar të respektoni radhën si dhe masat preventive të Pandemisë duke bartur maskën, duke mbajtur distancën dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

Shëndet e vaksinim të mbarë!

Dr. Merita Bytyqi
DSHPS- Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...