Procesi gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit drejt fundit

PUBLIKUAR

Gjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit dhe 4 serbëve të tjerë të cilët janë të akuzuar për krimet e luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, po i afrohet verdiktit. Ndërkohë Gjykata në Veri ka marrë vendim që Ivanoviç të mbetet në arrest shtëpiak edhe dy muaj tjerë.

Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, janë dëgjuar dy dëshmitarët e fundit të mbrojtës së këtij rasti. Më këtë rast ka përfunduar procedura e paraqitjes së provave, ndërsa në seancën e radhës e cila është caktuar me 1 dhjetor, pritet deklarimi i të pandehurve dhe fjalët përfundimtare të palëve, transmeton Express

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq gjendet në paraburgim nga 27 janari i vitit 2014 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepra penale më 14 prill 1999.

Ivanoviç, sipas aktakuzës, ishte udhëheqës i njësitit policor paramilitar dhe së bashku me komandantin e atëhershëm të policisë në Mitrovicë, Dragolub Delibashiq, ngarkohen për veprën e nxitjes dhe bashkëpjesëmarrjes në kryerjen e veprave të rënda penale, vrasje dhe tentim vrasje, si dhe dëbim të shqiptarëve në Mitrovicë, gjatë trazirave, në shkurt të vitit 2000. /www.gazetaexpress.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...