Bilanci me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë në Lipjan: 1005 raste pozitive, mbi 500 të shëruar, 23 vdekje

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Dr. Merita Bytyqi ka treguar bilancin e fundit me covid-19 në Komunën e Lipjanit.

Sipas Dr.Bytyqi, që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Lipjanit total raste pozitive janë 1005,  të shëruar mbi 500, dhe numri i vdekjeve 23, transmeton LipjaniNews.

Ndërsa raste pozitive brenda kësaj jave janë 151 raste, 299 testime, 31 të shëruar, 3 të hospitalizuar ndërsa dy qytetar të infektuar kanë ndërruar jetë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë kësaj jave kemi këtë gjendje:

– 151 raste të reja pozitive me Covid-19,
– 299 testime dhe
– 31 të shëruar
– 3 të hospitalizuar ndërsa dy qytetar të infektuar kanë ndërruar jetë.
Shërim të shpejt gjithë të infektuarëve dhe ngushëllimet më të sinqerta për ata që humbën më të dashurit e tyre!

Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, total raste pozitive janë 1005 numri I të shëruarëve është mbi 500, dhe numri I vdekjeve 23!
Ju lutem gjithmon për respektimin e masave dhe kujdesin tonë të përbashkët:

#maskë
#distancë sociale
#higjienë personale!

Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...