Rrëzimi i avionit rus: Putin e quan Turqinë “bashkëpunëtor të terroristëve”

PUBLIKUAR

Derisa rrëzimi i aeroplanit rus nga forcat turke është bërë kryelajm i medieve botërore, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se ‘detyrë’ e Turqisë është të mbrojë territorin e saj.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar rrëzimin e aeroplanit si thikë në shpinë, pasi ky akt sipas tij është kryer nga bashkëpunëtorët e terroristëve, transmeton lajmi.net.
“Këtë akt nuk mund ta përshkruaj në ndonjë mënyrë tjetër. Aeroplani ynë është rrëzuar mbi territorin e Sirisë, nga raketat e aeroplanëve luftarak turk F-16. Ai është rrëzuar në territorin sirian 4 kilometra nga Turqia. Ngjarja e sotme tragjike do të ketë pasoja të rëndësishme, duke përfshirë edhe marrëdhëniet Rusi-Turqi… Në vend që të kontaktojnë menjëherë me ne, me aq sa dimë ne pala turke menjëherë është kthyer tek partnerët e tyre nga NATO për të diskutuar këtë incident, sikur ne të kishim rrëzuar aeroplanin e tyre e jo ata tonin. A dëshirojnë ata që NATO ti shërbejë ISIS-it?… Ne shpresojmë se komuniteti ndërkombëtar do të gjejë forcë të bashkohen për të luftuar kundër së keqes së përbashkët”, ka shtuar Putin. (lajmi.net)

SHIKO MË SHUMË

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...