KEDS ka bërë me dije se sot pa energji elektrike do të mbesin disa lokacione në rrethinën e komunës së Lipjanit.
Sipas kësaj kompanie shkak për ndërprerje të rrymës do të jenë punimet që do të bëhen lidhur me mirëmbjajtjen e rrjetit.
“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rufci, Ribari i Vogël, Ribari i Madh, Hallaqi i Vogël, Hallaqi i Madh, Bregu i Zi, Zllakuqani, Bujani, Godanci i Epërm, Varigovci dhe Kraishta”.
“Shkyçja bëhet për shkak të punëve të planifikuara për montimin-demontimin e shtyllës së betonit të tensionit të lartë në fshatin Ribar i Madh” bën të ditur KEDS