Ymeri: Mustafa e Thaçi, përmes Hysenit po e terrorizojnë Prishtinën

PUBLIKUAR

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi, përmes Skender Hysenit, janë duke e terrorizuar Prishtinën.

Sipas Ymerit, ata, nuk ka ditë që nuk arrestojnë aktivistë të VETËVENDOSJE!-s.

“Legjitimojnë qytetarët vend e pavend, me apo pa shkas, përmes policisë. Kështu pushteti po do ta provokojë situatën, dhe ta frikësojnë qytetarin, i cili tashmë qartazi, ka një kundërshtim të thellë ndaj marrëveshjeve të tyre shtetrrënuese (‘Zajednica’) e që cungojnë territorin (marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi)”, ka shkruar ndër tjerash Ymeri.

Ymeri ka vlerësuar se në një kohë kur liderët evropianë i bëjnë thirrje njerëzve të mos kenë frikë dhe të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përhershme ekonomike, sociale, kulturore e politike – liderët tanë shfrytëzojnë çdo rast për të mbjellë panik, sepse duan ta përdorin frikën për të shtypur demokracinë e për të pezulluar aktivitetin opozitar.

“Krejt kjo kundër manifestimit paqësor të 28 Nëntorit. Dhe krejt kjo kundër qytetarit. Sepse këta nuk duan qytetarë – njerëz aktivë që mendojnë politikisht, e që nuk lejojnë degradim shteti, e përdhosje dinjiteti. Këta duan vartës që i ndjekin verbërisht, taksapagues që ua mundësojnë pasurimin privat, klientë të cilët i shantazhojnë e me të cilët tregtojnë. Nuk duan fare opozitë, as kur ne e bëjmë të qartë se aktiviteti ynë ka për të qenë tërësisht paqësor”.

“T’u tregojmë më 28 Nëntor që këto politika frikësimi e shantazhi nuk kanë sukses. T’u tregojmë që nuk lejojmë të na shkatërrohet vendi e përdhoset dinjiteti. T‘u tregojmë se jemi kundër këtyre marrëveshjeve, se këto marrëveshje nuk do të zbatohen. T’u tregojmë se nuk jemi as vartës, as klientë, e as vegla të tyre. T’u tregojmë se jemi qytetarë të lirë”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy të rinj arrestohen për rrahjen e një 23-vjeçari mbrëmë në Han të Elezit

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht...

Plagosja në Prishtinë, policia jep detaje të reja për rastin

Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të...

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...