Krasniqi: Kryeministër edhe sa koncesione duhet t’i bëjë Kosova?

PUBLIKUAR

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se në vizitën e tij në Bruksel ka marrë shqetësimin e zyrtarëve evropianë për gjendjen në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën përmes një reagimi ka pyetur kryeministrin se edhe sa koncesione duhet t’i bëjë Kosova dhe se a ka me çka.

Lexojeni të plotë reagimin e Krasniqit:

“Kryeministër, edhe sa koncesione duhet t’i bëni? A keni me çka?

“Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë vizitës në Bruksel kanë marr shqetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së për gjendjen në Kosovë”.
“Ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se arsyeja kryesore e vizitës në Bruksel ishte çështja e liberalizimit të vizave, ku kanë kërkuar që të liberalizohen vizat edhe për qytetarët e Kosovës, jo si dhuratë por si rezultat i përmbushjes së kritereve”.

Nuk e kam asnjë dyshim se njerëzit në Bruksel janë të shqetësuar. Raporti i Progresit tregon se janë të shqetësuar për çdo gjë tjetër veç marrëveshjeve të Brukselit për “normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”?! Ndonëse ne në Kosovë nuk po e shohim asnjë shenjë të normalizimit, pos ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe diktimit të saj që po ia bënë Qeverisë sonë. Kushdo që sheh pa syza po e kupton ketë, veç atyre që nuk donë të shohin! Kam bindjen se njerëzit e Brukselit më të shqetësuar janë me krimin e korrupsionin, më ndërhyrjen e politikës në prokurori e gjyqësi, me kapjen e institucioneve të pavarura të shtetit. A u kanë thënë diçka për këto gjera apo u kanë përgëzuar?

Ju paskeni kërkuar atje liberalizimin e vizave?! Në çdo takim timin në Bruksel e në Prishtinë gjatë më shumë se shtatë viteve, me përfaqësues të ndryshëm te Brukselit kemi pas kërkuar liberalizimin e vizave! Gjithë herë është thënë: ky nivel i qeverisjes, i zhvillimit dhe i sundimit të ligjit, i pa punësisë, me ketë nivel të krimit e të korrupsionit, është vështirë të bëhet ajo që po e kërkoni. Nëse nuk besoni, lexojeni Raportet e Progresit të viteve të fundit. Madje atëherë, Kosova nuk ka qenë e ballafaquar ne egzodin e madh, si ky i vitit të fundit, prej kur po qeverisë koalicioni i madh më numra, por tepër i vogël në përmbajtje, bëri që nga Kosova të ikin rreth 100.000 qytetarë, ndoshta edhe më shumë? A ishin edhe për këto gjera të shqetësuar ne Bruksel, Kryeministër?

Kryeministër, a u shqetësuan në Bruksel për koncesionet që i bëtë atje për “normalizimin” e marrëdhënieve me Vuçiqin? Po koncesionin që e bëtë për 10.000 hektarët tokë me Malin e Zi? Çfarë koncesione të tjera do të bënit? Për koncesionet që priten t’i bëni, a keni me çka?” 

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...