Mourinho dëshpëron Leicester Cityn

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho, ka insistuar se Leicester nuk janë skuadër që mund ta fitojë titullin edhe pse janë lider pas 13 ndeshjeve.

Mourinho, nuk është në pozitë të mirë me Chelsean e tij, pasi gjendet në vendin e 15-të, me 14 pikë pas 13 ndeshjeve. Portugezi e kishte zëvendësuar Ranierin në vitin 2004 te Chelsea.

“Nëse ata janë një pretendent për titull, unë besojë që jo. Ne duhet të përqendrohemi në atë që janë duke e bërë dhe kjo është një gjë e mahnitshme”

“Më vjen mirë për një njeri si Ranieri, pasi kur ai erdhi të gjithë thoshin se ai do të jetë trajneri i parë që do të larohej”.

“Nuk besojë që Ranieri dhe lojtarët e Leicester nuk do ta marrin këtë si fyerje, kur unë them që ata nuk do të dalin kampion. Unë mendojë që komentin tim ata do ta pranojnë si kompliment. Ata meritojnë respekt për këtë që janë duke e bërë”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...