Thaçi u jep rroga “cash” punëtorëve

PUBLIKUAR

Janë gjashtëmbëdhjetë punonjës me kontratë në vepër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi, që po i marrin pagat me para në dorë.

Ndonëse për këtë çështje po heshtin Ministria e Jashtme edhe ajo e Financave, gazeta “Zëri” një gjë të tilla e ka konfirmuar në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryetari i parë i këtij Komisioni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ali Sadriu, ka konfirmuar se tashmë në Komision është dërguar një raport, ku ndër të tjera ceket edhe kjo çështje.

“Ka mbërritur vërejtja si e tillë. Raportin e kemi marrë. Do ta shqyrtojmë dhe ajo do të jetë publike”, ka thënë shkurtimisht për “Zërin” Sadriu, pa u lëshuar në detaje tjera.

Por siç ka mësuar “Zëri” nga burimet e saja brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Hashim Thaçi, tashmë në këtë Ministri ka arritur një vërejtje lidhur me këto pagesa nga Departamenti i Thesarit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...