KEDS për ndërprerjen e rrymës: Po punojmë me kapacitete të kufizuara

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se janë duke punuar me kapacitete të kufizuara deri në furnizimin e plotë me energji elektrike ndaj të gjithë konsumatorëve.

KEDS-i përmes Facebook, thotë se kjo po ndodhë për shkak të ngarkesave momentale që po i rrezikojnë asetet e KOSTT-it, raporton Gazeta Express.

“KEDS po bën të pamundurën që të kthej sa më parë furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorë. Me dhjetëra ekipe të KEDS janë në terren duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjithë konsumatorëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, KOSTT-i ka njoftuar se që nga mbrëmja e së premtes, ekipet e tyre dhe të KEDS-it kanë dalë në terren për verifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre.

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është raportuar për mbi 12 orë mungesë të rrymës. Në total, prishjet kanë rezultuar qe më shumë se 20 orë

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...