Edhe Atletico mbi Realin (Video)

PUBLIKUAR

Atletico Madridi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga edhe në javën e dymbëdhjetë.

Colchoneros arritën një fitore me shumë mund kundër Betisit me rezultat 0-1.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga mesfushori spanjoll, Koke në minutën e 7-të, gol i cili erdhi nga gabimi i mbrojtësve kundërshtarë.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Atletico, ku rastet më të mira i kishte francezi, Antoine Griezmann.

Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Diego Simeone renditet në vendin e dytë me 26 pikë, dy më shumë se Real Mardidi në vendin e tretë dhe katër më pak se Barcelona në vendin e parë.

Ndeshja e ardhshme e Colchoneros është kundër Espanyolit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...