Luana pranoi një befasi të këndshme në punë.
Luana Vjollca punon me përkushtim të madh në punë, por nuk i mungojnë as befasitë në ambientet ku punon, shkruan lajmi.net.
Së fundi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një video, me anë të së cilës tregoi se është befasuar sërish në punë.
Ani pse nuk tregoi se kush ia bëri befasinë e bukur, ajo tregoi se edhe kësaj radhe pranoi një buqetë me lule.

“Vdiqa me keto surprizat e luleve. Në set përsëri”, ka shkruar Luana sipër videos.
Ndryshe, edhe para pak ditësh asaj i ishte mbushur zyra plot me lule, por nuk tregoi se nga kush i mori. /Lajmi.net/


