Gjen stoli me vlerë në Prishtinë, i dorëzon në Polici (Video)

PUBLIKUAR

Në një mindil ishin të mbështjella disa stoli ari të cilat Mujaser Mamutit nga Shkupi i gjeti pranë Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Pas 40 minutash në kërkim të pronarit nëpër Stacion, ai vendosi të qëndrojë në kryeqytetin kosovar, deri në gjetje e personit që i takojnë ato.

Në stolitë e arit është gjetur edhe një copë letër ku shkruan se këto stoli të çmueshme i takojnë Bejtushit nga Deçani, njofton Klan Kosova.

Pronari ato do të mund t’i gjej në Stacionin e Policisë qendër në Prishtinë, ku Mamuti i dorëzoi zinxhirin bashkë me lira ari dhe një byzylyk dore.

I riu nga Shkupi thotë se do të dëshironte ta takonte pronarin e stolive të humbura. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...