“Keni plot 20 vite bashkë, si mund të mbijetosh në një marrëdhënie kaq të gjatë?” Yllka Kuqi tregon sekretin

PUBLIKUAR

Yllka Kuqi është njëra ndër këngëtaret më të veçanta në vend, kjo për shkak stilit që ajo ka, këngëve që këngëtarja ka realizuar dhe shumëçka tjetër që e karakterizon atë, shkruan Express Rozë.

Ajo së fundmi nuk është fare aktive në jetën e saj profesionale, kujtojmë se kënga e saj e fundit është “qysh ke mujt” e cila është publikuar një vit më parë.

Pse këngëtarja nuk është aktive tash e sa kohë në jetën e saj profesionale, si duket ka ndodhur për shkak të të rejave që i kanë ndodhur në jetën e saj private.

Ajo është martuar e tani ka edhe një vajzë me emrin Luiza.

Ajo vazhdimisht ka treguar për raportin e saj që ka me burrin, duke treguar se ata kanë plot 20 vite bashkë dhe janë më të lumtur se kurrë.

Yllka ka qenë e ftuar në emisionin e “SHIKO KUSH LUAN” me Luana Vjollcën të shtunën mbrëma, dhe ajo ka treguar diçka që nuk e kishte thënë më parë.

Ajo u ngjit në skenë për të kënduar, e para se të këndonte ajo realizoi një intervistë të lezetshme bashkë me Fifin lidhur me jetën e saj private, por pyetja që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte: “ Ylla keni 20 vite bashkë me bashkëshortin, si mund të mbijetosh në një marrëdhënje kaq të gjatë? ”

“Me dashni mas pari, me mirëkuptim dhe me shumë funny moments” ka përfunduar këngëtarja. /Express Rozë/

SHIKO MË SHUMË

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...