Lipjani brenda javës 126 raste pozitive me Covid-19, një i vdekur

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyqi ka konfirmuar në Lipjan kishte gjithsej 126 raste pozitive nga 194 të testuar, një i vdekur (73 vjeç) dhe 14 të shëruar!

Po ashtu ajo ka thënë se ka patur edhe staf shëndetësor të infektuar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Si çdo fundjavë po ju njohtoj lidhur me numrin e rasteve pozitive me Covid-19 në Komunën tonë.
Ama sot jam më e shqetësuar se më parë!
Numri I rasteve pozitive me Covid-19 dita ditës po rritet vrullshëm si në Kosovë edhe në rajon e botë!
Edhe në Komunën tonë po I njejti trend… këtë javë cdo ditë patëm numër dyshifror të rasteve të infektuara, sot 17, dje 27 e kështu më radhë.
Kjo javë shënoi gjithsejt 126 raste pozitive nga 194 të testuar, një i vdekur (73 vjeç) dhe 14 të shëruar!
Ndërkohë kemi edhe staf shëndetësor të infektuar!
Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 680!

Përgjegjësia vazhdon të qëndroj gjithnjë mbi Ne!
Prandaj, ju lutem të kontribojmë bashkë:
#maskë
#distancë
#higjienë personale!

Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...