Jahjaga s’ka koment për draftin Osmani-Deda

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka asnjë koment për draft-propozimin pesë pikësh për dalje nga kriza të përpiluar nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.

Propozimi parasheh edhe hetim parlamentar për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si dhe zgjidhje të qëndrueshme institucionale për Asociacionin e Komunave Serbe.

Nënshkrimi potencial i kësaj marrëveshje nga liderët politikë në Kosovë do të duhej të ndodhte, siç e parasheh draft-propozimi, nën mbikëqyrjen e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Kjo Marrëveshje nënshkruhet nën mbikëqyrjen e Presidentes së Kosovës, në ushtrim të rolit të saj si faktor i unitetit politik në vend”, thuhet në pikën e katërt të draft-marrëveshjes.

Por, këshilltarja e presidentes Jahjaga, Garentina Kraja, ka thënë për Klan Kosovën se e para e vendit nuk ka ende një koment për propozimin nga Osmani e Deda.

“Presidentja nuk ka koment”, ka thënë Kraja në prononcimin e saj të shkurtër.

Përpos heshtjes së Presidentes, të heshtur kanë qëndruar edhe ata që u është propozuar marrëveshja.

As dy liderët e koalicionit qeverisës, kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi, e as udhëheqësit e Opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limja nuk kanë dhënë mendimet e tyre për propozimin që mëton ta nxjerr vendin nga kriza. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...