Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës, ka publikuar në Instastory pasojat e një incidenti që i ka ndodhur së fundmi.
Modeli 21-vjeçar tregoi duart e lënduara dhe të fashuara, por nuk ka dhënë detaje se ccfarë i ka ndodhur.
Megjithatë, komenti i Dua-s në postimin e tij ka marrë shumë komente.
“Herës tjetër merr Dex (qeni) me vete që të të mbrojë!”, i shkruante këngëtarja me origjinë shqiptare, ndërkohë që Anwar ia ktheu me disa emoji duke qarë.

Një ndjekës i shkruan se e di se ccfarë i ka ndodhur modelit, duke thënë se ka pësuar një incident me patina. “21,000%”,- ia ktheu Anwar.



