Lipjan, 27 raste të reja me Covid-19, rastet janë nga 12 fshatra të ndryshëm

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit sot ka shënuar një numër të madh të rasteve me Covid-19.

27 raste të reja janë regjistruar vetëm brenda 24 orëve në Lipjan, kjo sipas të dhënave të IKSHPK-së.

Rastet janë nga: Babush i Muhaxherve, Bujan, Dobrajë e Madhe, Gadime e Epërme, Gadime e Ulët, Janjevë, Lipjan, Llugaxhi, Magure, Medvec, Ribar i Vogël, Rufc i Ri, Sllovi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik me anë të një komunikate ka reaguar edhe një herë pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Nga IKSHPK bëhet thirrje të respketohen masat e dhëna nga institucionet shëndetësore në mënyrë që mos të shkojmë në mbyllje totale.

Apelohet që qytetarët të këshillojnë çdo person që nuk u për mbahet rekomandimeve.

Njoftimi i plotë:

TË DASHUR QYTETARË!
MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!
KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!
KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!
JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!
VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!
JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!
VENDOSNI MASKAT!
NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!
MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!
ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...