LAJMI FUNDIT: Lipjani 21 raste me Covid-19

PUBLIKUAR

2059 TESTIME, 177 TË SHËRUAR DHE 963 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 963 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (88, 67, 64 vjeç), Gjakovë 2 raste (85, 83 vjeç), Pejë 2 raste (81, 62 vjeç), Prizren 2 raste (74, 70 vjeç), Kamenicë 1 rast (90 vjeç), Podujevë 1 rast (69 vjeç), Suharekë 1 rast (60 vjeç), Viti 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115.794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 797 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Image may contain: text

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...