Shoqëria civile propozon Kuvendeve Komunale funksionalizimin e tyre përmes platformës online

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Organizata Youth Association for Human Rights, (YAHR) gjatë monitorimit të zhvillimeve me situatën e pandemisë në Kosovë e në veçanti në komunën e Lipjanit, propozon që puna e kuvendit komunal të Lipjanit të kalohet në platformën online.
Duke u bazuar edhe në thirrjet e institutit kombëtarë të shëndetësisë publike në Kosovë, i cili bënë thirrje për ruajtjen e distancës dhe duke potencuar rrezikun e rritjes së numrit të të infektuarave e i cili ka arritur në shifra shqetësuese, ku numri total i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 26.121 raste pozitive si dhe 777 raste të vdekjes që nga muaji mars e deri më tani.

Qarkorja informative 1/2020 nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës të datës 16.10.2020 në të cilën i kufizon grumbullimet e njerëzve me më shumë se 10 persona dhe ndalon punëtorit dhe seminaret dhe me këtë nënkuptohet edhe mbajtja e seancave të rregullta të kuvendeve komunale, lind nevoja që puna e kuvendeve komunale të mos bllokohet pasi që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e qytetareve, por të gjenden alternativa tjera për funksionalizimin e tyre, thuhet në komunikatë nga YAHR.

Funksionalizimi i kuvendeve komunale përmes platformës online do ti kontribuonte edhe në punën e ekzekutivit nëpër komuna në situatën në të cilën po sfidohemi të gjithë, andaj duke kaluar në platformën online do të krijohen lehtësira të cilat do të ju mundësohej të gjithë kuvendareve të shprehin kërkesat dhe nevojat e qytetarëve përball ekzekutivit dhe kështu do të ndihmonte në harmonizimin e vendimeve për nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në situatën e pandemisë në të cilën po sfidohet komunat.
Aktualisht në komunën e Lipjanit janë të infektuar me virusin Covid-19 110 raste pozitive si dhe 20 të vdekur nga virusit Covid-19, duke u bazuar edhe në hapësirën e asamblesë komunale të Lipjanit e cila nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancave të kuvendit komunal të Lipjanit ne si organizatë e shoqërisë civile propozojmë që asambleistët e kuvendit komunal të Lipjanit të kalojnë përmes platformës online të punës siç është Zoom ose Googel Meet.

Andaj organizata YAHR rekomandon kuvendeve komunale në Kosovë që ta filloj përgatitjen e kalimit nga mbajtja e seancave të kuvendit komunale nga forma fizike të kalohet në atë të platformës online duke u bazuar edhe në rekomandimet e institutit kombëtarë të shëndetësisë publike në Kosovë, i cili vazhdon të bëjë thirrje për ruajtjen e distancës mbajtjen e maskave si dhe mbajtjen e higjienës, e cila është tejet e nevojshme që këto rekomandime të kihen parasysh nga institucionet lokale dhe kështu të kalohet në funksionalizimin e kuvendit komunale të komunës së Lipjanit në platformën online, kështu do të ruhet shëndeti i kuvendareve dhe do të respektohen rekomandimet e IKSHPK dhe njëherësh do ti ndihmonte ekzekutivit në harmonizim të menaxhimit të situatës së pandemisë me të cilën po sfidohet edhe komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...