Edhe 13 raste me Covid-19 në Lipjan

PUBLIKUAR

1519 TESTIME, 137 TË SHËRUAR DHE 733 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 26.121 raste nga 111.560 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 777 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.499 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.845.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 328 raste, Pejë 59 raste, Gjakovë 42 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Deçan 28 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjilan 27 raste, Ferizaj 25 raste, Vushtrri 17 raste, Klinë 16 raste, Podujevë 15 raste, Lipjan 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Obiliq 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 8 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Kaçanik, Kllokot dhe Mamushë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...