Shqiponja e Lilës, tashmë ka një armik serb në skuadër

PUBLIKUAR

Andi Lila, mbrojtësi i kuqezinjve të Kombëtare, ka një dëmtim muskulor, ndërsa edh te klubi nuk është duke kaluar mirë shkaku i një bashkëlojtari serb.

Për rikuperimin e këtij dëmtimi, futbollisti kavajas ka deklaruar se do t’i nënshtrohet disa seancave terapie në Itali, para se të rikthehet dhe të bashkohet me skuadrën e tij greke PAS Janina.

Por mediat greke raportojnë, se mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, pas rikthimit nga Parma, nuk është duke kaluar një situatë të pëlqyeshme në skuadrën helene, gjë të cilën e lidhin me festimin e tij me shqiponjë, pas golit të shënuar ndaj Olympiakosit, transmeton sportal.al.

Sipas ‘Sport-fm.gr’, shkaktar i kësaj situate është futbollisti serb Brana Iliç, i cili me qëndrimin e tij është kthyer në një ‘armik’ i betuar për Andi Lilën, duke bërë çfarë të mundur për ta larguar mbrojtësin shqiptar nga radhët e PAS Janinës.

Por nga drejtuesit e klubit grek, futbollisti shqiptar shikohet si një ‘minierë ari’, nga i cili mund të përfitojnë sërish të ardhura, shprehet portali helen.

Lila kur u largua nga PAS Janina për në Serinë A, i fali një shumë të konsiderueshme financiare klubit, i cili tani kërkon të përfitojë edhe shpërblimin nga UEFA, meqë mbrojtësi është pjesë e Kombëtares dhe do të marrë pjesë në finalet e Euro 2016.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...