Koalicioni qeveritar s’ka as negociata, as marrëveshje me AAK-në

PUBLIKUAR

Nuk ka asnjë marrëveshje ndërmjet partive të koalicionit qeveritar dhe partive opozitare.

Burime të afërta me partitë qeveritare, demantojnë raportimet e sotme të mediave, se ka përafrim të qëndrimeve dhe negociata me AAK-në.

“Nuk ka pasur asnjë zhvillim mes partive të koalicionit me AAK-n apo ndonjë parti tjetër opozitare. Ne mirëpresim çdo iniciativë për diskutim apo debat rreth dy çështjeve të shumëpërfolura, si Asociacioni dhe demarkacioni, por vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe në institucionet e shtetit dhe assesi ky debat nuk do të zhvendoset në rrugë apo diku tjetër”, thotë ky burim për Telegrafin.

Sipas tij, partitë e koalicionit apo Qeveria nuk mund të merren me spekulime mediale dhe ato mbesin të përkushtuara për zgjidhjen problemeve politike vetëm në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...