AAK: Të gatshëm për takime, por deri tani s’ka marrëveshje

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se është e hapur të takohet më të gjithë ata që kanë fuqi të ndikojnë në tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për integritetin dhe rendin kushtetues të vendit, por shkrimet në media se janë afër arritjes së marrëveshjes me partitë në pushtet i quajti spekulime.

Ja reagimi i plotë i AAK-së:

“Disa media kanë njoftuar se gjoja LDK-PDK dhe AAK, janë afër arritjes së një marrëveshjeje për Demarkacioni dhe Asociacionin.

E vërteta është se AAK nuk ka asnjë kërkesë për asnjë marrëveshje me asnjë parti politike. AAK, është e hapur të takohet më të gjithë ata që kanë fuqi të ndikojnë në tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për integritetin dhe rendin kushtetues të vendit.

AAK, nuk e ka për qëllim ta rrëzojë nga pushteti as Isa Mustafën, as Hashim Thaçin, por ta realizojë kauzën e saj që lidhet me tërheqjen e marrëveshjeve.

Të gjitha të tjerat janë spekulime”.

SHIKO MË SHUMË

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...