Arrivabene i Ferrarit: Para Mercedesit në vitin 2016

PUBLIKUAR

Maurizio Arrivabene ka pritshmëri të larta për Ferrarin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2016.

Drejtuesi kryesor i “Kokëkuqes” ka deklaruar se ai beson se skuadra e tij do të jetë përpara Mercedesit vitin e ardhshëm.

“Po e them me ndershmëri, për vitin 2016 nuk presim që të jemi pranë Mercedesit, por përpara. E deklaroj këtë me përulësi. Këtë vit iu afruam shumë, kështu që për vitin 2016 presim të jemi përpara gjermanëve”, u shpreh Arrivabene.

Shefi i Ferrarit theksoi gjithashtu se ndërsa motori i makinës italiane është pothuajse në të njëjtin nivel me Mercedesin, për pjesët e tjera të makinës ka ende vend për përmirësime “Duke parë të dhënat tona, mund të themi se ajo pjesë e stafit që merret me motorin ka bërë një punë shumë të mirë dhe për këtë dua t’i falenderoj sepse për ne motori është zemra e makinës. Unë e di se në pjesë të tjera të saj kemi ende punë për të bërë, por këtë vit ishte e pamundur për ne për të bërë ndryshime të mëdha. Mezi po presim që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...