Ministri Arsimit Ramë Likaj për dy shkollat e Lipjanit, “Këto shkolla janë shembulli më i mirë”

PUBLIKUAR

Ministri Arsimit, Ramë Likaj ka vlerësuar lartë dy shkollat e Lipjanit atë “Ismail Luma” në Lipjan dhe shkollën “17 Shkurti” në Gllogovc të Lipjanit, sipas Ministrit Likaj, këto shkolla janë shembulli më i mirë se si të gjithë së bashku mund të arrijmë që t’i mbajmë shkollat hapur, transmeton LipjaniNews.

Postimi i plotë i Ministrit Likaj në facebook:

Vizitova shkollën “Ismail Luma” në Lipjan dhe shkollën “17 Shkurti” në Gllogovc të Lipjanit, ku pashë nga afër përkushtimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe stafit tjetër të shkollave, për të respektuar me përpikëri masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Këto shkolla janë shembulli më i mirë se si të gjithë së bashku mund të arrijmë që t’i mbajmë shkollat hapur.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...