Iniesta: Me Messin jemi më të fortë ndaj Realit

PUBLIKUAR

Andres Iniesta ka thënë se pjesëmarrja e Lionel Messit në “Clasicon” e së shtunës është pozitive dhe ka mohuar raportimet se Barcelona do të përballet me një Real Madrid të dobët në Santiago Bernabeu.

Messi ka munguar që nga muaji shtator kur pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Las Palmas, por u rikthye në stërvitje gjatë kësaj jave dhe pritet të jetë i gatshëm për derbin spanjoll.

“Ndjenja për Messin është e mirë. Do të shohim se si do të ndjehet për të shtunën”, ka thënë Iniesta.

“Nëse ne kemi Messin që nga fillimi ne do të kemi më shumë shanse për të fituar. Pas kësaj do të analizojmë dhe do të shohim nëse kemi marrë vendimin e duhur”, ka shtuar mesfushori spanjoll.

“Ta kemi Leon është diçka fundamentale për ne, por nëse ai nuk luan, ne ende kemi lojtar që janë në gjendje të garojnë me Real Madridin”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...