Gërxhaliu: Dyshohet për dy varreza masive në Kosovë

PUBLIKUAR

Drejtori i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu, në Klan Kosova,ka folur për dy lokacione ku do të fillojnë kërkimet pasi kanë dyshime për disa varreza masive..

“Lokacioni i parë që do të kërkojmë është në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, terreni i dytë më urdhërese të prokurorisë është fshati Kçiq në Mitrovicë. Gjysma e ekipit ndodhet në Serbi, e kemi pak të vështirë qasjen tani për shkak që antropologët ndodhen atje”, tha Gërxhaliu në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës.

Gërxhaliu ka thënë se në Serbi terreni për kërkime është më i vështirë.

“Ne i kemi tre etazhe që duhet t’i përpunojmë. Rezultatet preliminare flasin për 20 persona, disa tjerë 14-15 persona, jemi duke shpejtuar pasi faktori kohë është i rëndësishëm”.

Ndërsa Gërxhaliu ka thënë se kryetarin e komisionit të të pagjeturve duhet ta emërojë kryeministri.

SHIKO MË SHUMË

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...