PDK-Lipjan: Kryesuesja po provon kontroll edhe mbi shoqërinë civile

PUBLIKUAR

Sekretari i PDK-së, Dega në Lipjan, Arian Hasani, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesueses se Kuvendit Komunal, Vlora Limani – Hajnuni. Për më tepër, Hasani, në deklarimin e tij ka mbrojtur shoqërinë civile dhe ka kritikuar kryesuesen.
Janë absurde deklaratat e Kryesueses së Kuvendit te Komunë së Lipjanit ndaj Raportit të monitorimit të punës së Kuvendit të YAHR-it!
Kryesuesja duke u munduar ta shfajësojë veten ndaj një realiteti tepër të hidhur që po ndodhe brenda institucionit më të lartë të Komunës,
Kryesuesja duke u përpjekur për të futur nën kontroll çdokënd që mendon ndryshe, duke përfshirë edhe OJQ-të dhe këshilltarët opozitarë,
Kryesuesja, duke mos u pajtuar me vlerësimet ndaj këshilltarëve të PDK-së, të cilët janë në top-këshilltarët më aktivë,
Kryesuesja, duke qenë e vetëdijshme për (mos)punën karshi premtimeve elektorale,
Kryesuesja, duke nuhatur humbjen e zgjedhjeve të ardhshme,
Ajo ka humbur arsyen, sa as argumentet më të fuqishme nuk mund ta bindin!
Reagimet e saj janë tekanjoze, ofenduese, përderisa do duhej të kërkojë falje për mostransparencë, të angazhohet për përmirësimin e gjendjes, të fillojë të pranojë realitetin.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...