Wenger nuk do ta aktivizoj këtë lojtar shkaku i ISIS-it

PUBLIKUAR

Arsene Wenger ka thënë se mbrojtësi Laurent Koscielny është i prekur nga sulmi i ISIS-it në Paris dhe ai nuk do ta aktivizojë në duelin kundër WBA-së.

Lojtari francez nuk luajti në miqësoren ndaj Anglisë të martën, vetëm katër ditë pas sulmeve në Paris.

Andaj, trajneri i Arsenalit, Wenger ka thënë se nuk do ta vë nën presion për të luajtur në Premierligë në fundjavë, transmeton Telegrafi.

“Nuk do ta aktivizoj, ju duhet t’i besoni futbollistit”, deklaroi Wenger në konferencë për shtyp.

Në fotot e shpërndara futbollisti duket tejet i prekur nga ngjarjet terroriste të Parisit, çka e ka bërë lojtarin e “gjelave” të mos përballojë dot një ndeshje nga emocionet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...