Organizata Yahr ka publikuar raportin monitorues të 12-të për punën e legjislativit të Komunës së Lipjanit, ku në një pjesë të raportit thuhet se Kuvendi Komunal i Lipjanit karakterizohet me përplasje të ashpër në mes opozitës dhe pozitës.
“Në periudhën e dytë e këtij viti 2015, Kuvendi Komunal i Lipjanit karakterizohet me përplasje të ashpër në mes opozitës dhe pozitës. Kjo ashpërsi e komunikimit në mes opozitës dhe pozitës e arrin kulminacionin në seancën e fundit, ku për pak nuk eskalon edhe në konflikt verbal në mes deputeteve të dyja blloqeve. Gjatë kësaj periudhe opozita e përfaqësuar nga PDK-ja karakterizohet me një angazhim konkretë në diskutimet në seanca, duke u munduar që argumente të dëshmoj dështimet e qeverisjes së pozitës gjatë këtij viti 2015.”, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews