Beckham: 7-shi duhet ta inspiroj Depay

PUBLIKUAR

Beckham: Depay ende nuk është në formën më të mirë që nga transferimi i tij në Manchester United. Numri 7 duhet ta inspiroj atë, që të arrijë të tregoj kualitet që posedon.

David Beckham beson që fanela me numrin 7 duhet ta inspitoj Memphis Depay, Ai ende nuk është në formën më të mirë për të treguar vlerat që ka si një lojtar mjaftë i shpejt dhe me kualitet të lartë.

” Disa nga lojtarët më të mirë që ka njohur historia e klubit, kanë veshur fanelen me numrin 7, duke përfshirë George Best, Eric Cantona, Cristiano Ronaldo, Michael Owen dhe duke më përfshirë edhe mua,”- tha Beckham.

Ish kapiteni Anglez theksoi se ai asnjëherë nuk është ndje në presion në kohën kur ka pasur në trup numrin 7, përkundrazi ka qenë kënaqësi kur i është ofruar ai numër.

” Kur të ofrohet 7-shi, nuk duhet ta mendosh se kush e ka mbajtur në të kaluarën, dhe se qka ka arritur për aq kohë sa ka mbajtur atë,” – shtoi Beckham.

” Fanela me numrin 7 ishte inspirim për mua në kohë kur e mbaja, por asnjëherë nuk ka qenë fanela ime, ishte fanela e George Best, Bryan Robson, Eric Cantona. Arsyeja e vetme që e kam mbajtur këtë fanelë me po këtë numër ishte përshkak të këtyre lojtarëve legjendarë të Manchester United.

” Numri 7 është numër i veçantë për Man United. GJithmonë ka qenë, dhe do vazhdojë të jetë.” /lipjaninews.info/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...