Të gjithë drejt gjykatës

PUBLIKUAR

t-euml-gjith-euml-drejt-gjykat-euml-s_hd
Gjykata Kushtetuese po kthehet në organin kryesor për formimin e institucioneve të reja të Kosovës. Tashmë, të gjitha subjektet garojnë se cila do të mund të nxjerr një lëndë para kësaj gjykate.

E para, filloi presidentja Atifete Jahjaga me kërkesën për sqarime në lidhje me çështjen e mandatarit, u pasua nga PDK-ja me lëndën për procedurat e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, kurse tash edhe blloku LDK, AAK dhe Nisma se paralajmëron se mund ta dërgoj presidenten në Kushtetuese.

Pakënaqësitë e bllokut me presidenten Jahjaga kanë të bëjnë me vendimin e presidentes që të mos e nominoj mandatarin për formimin e qeveris para se Kushtetuesja të dal me opinionin rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“Ka mundësi që ne ta pyesim Gjykatën Kushtetuese a ka vepruar drejtë Presidentja që nuk e ka ushtruar të drejtën e vetë për ta nominuar mandatarin, pasi që ka ndodhë seanca”, ka thënë të martën, Ramush Haradinaj. Këto komente, ai i ka bërë pas një takimi që tri partitë e bllokut zhvilluan në kuadër të konsultimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...