Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me Libor Chlad, zëvendës shef për bashkëpunim në Zyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, të mërkurën, kanë përuruar projektin për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Gadime.
“Jo rastësisht e kemi bashkëfinancuar këtë projekt dhe jo rastësisht kemi apliku për rregullimin e shtratit në fshatin Gadime, sepse gati të gjitha fshatrat e Komunës së Lipjanit kanë lumenjë të tillë, por ne i kemi dhënë prioritet lumit në Gadime sepse pikërisht këtë vend duam ta shëndërrojmë në një vend atraktiv dhe jo vetëm shpellën por e gjithë fshatin Gadime”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka shtuar, se ky projekt i ka dhënë një pamje dhe një mjedis të bukur për gadimasit dhe vizitorët e tjerë por në të njejtën kohë është edhe në interes të madh për Komunën e Lipjanit sepse fshati Gadime është një ndër lokalitetet më të mëdha dhe me karakter turistik, nga e cila do të mund të përfitoj e tërë Kosova.
Po ashtu, kryetari Ahmeti, ka thënë se ne do të vazhdojmë me investime në ndërtimin edhe të Gadimes së Epërme, duke krijuar kështu një ambient të pastër dhe më të mire për qytetarët e këtij vendi.
Kreu Lipjanas gjithashtu u shpreh mirënjohës dhe falenderues duke u ndarë mirënjohe, Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, për financimin e këtij projekti si dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migrim për Implementimin e këtij projekti.
Kryetari Ahmeti, po ashtu, ka theksuar, se gjatë implementimit të këtij projekti,janë punësuar 56 punëtor të lajmëruar në Entin për punësim e që vijnë nga Komuna e Lipjanit”. Për këtë arsye ai u shpreh lumtur që janë ndihmuar 56 familje në nevojë në Komunën tonë.
Libor Chlad, është shprehur i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësi të kontribuoj në financimin e këtij projekti ndërtuar me standarde evropiane, të ndihmuar nga Komuna e Lipjanit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ndërkaq, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se ky nuk do të jetë projekti i fundit i realizuar në Komunën e Lipjanit, dhe se projekte të tilla do të ketë ketë edhe në të ardhmen. Me anë të implementimit të këtyre projekteve po mundohemi që ta zbusim papunësinë në mënyrë që sado pak të rregullohet edhe mirëqenia e qytetarëve, ka thënë ndër të tjera Ministri Abrashi.
Ky projekt është finacuar nga Komisioni Europian, në kuadër të programit “Kosova e Bukur II” dhe ka kushtuar 199,815.00€, në të cilin Komunae Lipjanit ka participuar me 10% të shumës së projektit. Gjatesia e shtratit të Lumit, i cili është rregulluar në harmoni me standardet europiane, është 695m ndërsa gjerësia 7 m. Në kuadër të këtij projekti është rregulluar pjesa hyrëse e Shpellës së Mermert dhe objekti i biletarisë.
U përurua ndërtimi i shtrati të lumit në Gadime të Ulët
PUBLIKUAR


