Përleshje mes opozitarëve dhe Policisë: Kështu dukej sot Prishtina (Video)

PUBLIKUAR

Liderë të opozitës, deputetë dhe përkrahës të tyre, që sipas Policisë së Kosovës ishin rreth 150, qysh paradite janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj arrestimit të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donikë Kadaj-Bujupi.

Në kundërshtim edhe të fletëarresteve për tre deputetë të tjerë opozitar, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin, ata kanë gjuajtur objektin e Qeverisë me ngjyrë, kube betoni e koktej molotovi, andej kah po qëndronin pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Këtyre veprimeve Policia e Kosovës u është përgjigjur me gaz lotsjellës, për shpërndarjen e protestuesve.

Nga sheshi “Ibrahim Rugova”, nëpërmjet sheshit “Skenderbe” drejt sheshit “Nënë Tereza”, është ndjekur turma e protestuesve.

Ata më pas kanë kaluar nëpër rrugët anësore, për t’u kthyer nëpërmjet oborrit të Bibliotekës Kombëtare, drejtë sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Policia e Kosovës kishte krijuar një kordon.

Me të dal në rrugë, është hedhur përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, në kohën kur edhe nxënësit po liroheshin nga shkolla fillore Faik Konica, në të cilin është alivanosur edhe një nxënës.

Në hapësirat e kësaj shkolle është parë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Njësitet policore kanë arrestuar trembëdhjetë protestues, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi. /Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...