Kuvendi Komunal i Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Daut Azemi, sot ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 38-të, mbledhje në të cilën përveq pikave të rendit të ditës u ngritën dhe u diskutuan edhe shumë qështje të tjera.
Si në çdo seancë tjetër edhe sot aty ishte prezent kryetari i Komunës, Imri Ahmeti i cili është përgjigjur në të gjitha pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani prezantoi raportin e shpenzimeve Janar – Shtator 2020, raport në të cilin përfshihet edhe planifikimi dhe realizimin i të hyrave vetanake për këtë periudhë raportuese si dhe krahasimi i të hyrave me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, njofton Komuna.
Drejtori Ramadani po ashtu prezantoi edhe propozim vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021, propozim ky i cili u aprovua nga Kuvendi Komunal.
Në këtë seancë nga Drjetori për Ekonomi dhe Zhvillim, Bekim Shabani u prezantua propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës 1Nr-110-623 i datës 26.09.2008, mirëpo kjo pikë e rendit të ditës nuk është aprovuar.






