Messi nuk ka shënuar gol në El Clasico që prej largimit të Ronaldos nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Lionel Messi e ka zgjatur rekordin negativ personal në ndeshjet e El Clasicos, pasi as të shtunën nuk ishte në gjendje të shënonte gol kundër Real Madridit.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk ka shënuar gol kundër Real Madridit në shtatë ndeshjet e fundit, apo që prej largimit të Cristiano Ronaldos, raporton Gazeta Express.

Reali e mundi Barçën 3:1 në Camp Nou të shtunën, me sulmuesin argjentinas që nuk ishte në gjendje të bënte shumë për katalonasit.

Hera e fundit kur Messi i shënoi gol skuadrës madrilene ishte në barazimin 2:2 në Camp Nou në fund të sezonit 2017/18.

Kjo nënkupton se Messi nuk i ka shënuar Real Madridit që prej largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit.

Këtë sezon, Messi e ka shënuar vetëm një gol në La Liga, në ndeshjen e parë të sezonit kundër Villarrealit.

Që prej atëherë, 33-vjeçari nuk ka shënuar apo asistuar në katër ndeshje në ligë. Formë kaq të dobët Messi kishte përjetuar në vitin 2014.

Ky fillim i dobët i tij këtë sezon vjen pas një verë të trazuar në Barcelonë.

Pasi Barcelona ia dorëzoi titullin Real Madridit dhe pasi u turpëruar 8:2 nga Bayern Munich, Messi e dorëzoi një kërkesë me shkrim për t’u larguar nga klubi në verë, e cila u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e gjigantit katalonas

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...