Objektiv i sulmeve të radhës nga ISIS mund të jetë Brukseli

PUBLIKUAR

Qëllimi kryesor i Shtetit Islamik (ISIS) është kryerja e masakrave masive në Evropë, ka thënë eksperti i shërbimit të inteligjencës së Francës, Klod Monike.

Eksperti francez, pas sulmeve terroriste në Paris, konsideron që akte të tilla do të vazhdojnë tutje.
Ai në një intervistë për radion nacionale të Austrisë (Oe1), ka thënë se qëllimi i organizatës terroriste ‘Shteti Islamik’ është kryerja e masakrave masive në Evropë, shkruan Telegraf.rs, transmeton lajmi.net
Sipas tij, mund të ketë edhe atentate tjera më të frikshme se sa ishte ai në Paris. Ish-anëtari i shërbimit të inteligjencës franceze DGSE ka thënë se ekzistojnë plane konkrete për sulme të reja.
Monike, konsideron se një vëmendje të veçantë duhet t’i jepet Brukselit, sepse ai qytet u bë në njëfarë mënyrë qendra e terroristëve, informacion i cili nuk është sekret i shërbimin të inteligjencës, transmeton lajmi.net
Ai ka kritikuar edhe integrimin politik shumëvjeçar. Të gjithë njerëzit nga Evropa, të cilët kanë luftuar në Irak dhe Siri në anën e Shtetit Islamik, dhe që kthehen në vendet e tyre, sipas Monike, duhet të jenë të dënuar shumë rëndë.
– See more at: http://lajmi.net/objektiv-i-sulmeve-te-radhes-nga-isis-mund-te-jete-brukseli/#sthash.Hp9HfdQR.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...