Policia gjen një person pa shenja jete në Lipjan, njoftohet Prokurori

PUBLIKUAR

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Lipjan.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e personit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Raporti plotë nga Policia:

Lipjan 22.10.2020 – NN. Raportohet se viktima m/k është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...