Thohir flet për Pirlon

PUBLIKUAR

Presidenti i Interit, Erick Thohir beson që skuadra e tij mund të kthehet në Ligën e Kampionëve duke e fituar titullin këtë vit.

Nerazzurrët janë në krye me pikë të barabarta me Fiorentinën, pas 12 ndeshjeve në Serie A.

“Disa lojtarë të rinj do të vijën në janar. Gjithmonë kam thënë që pas tri viteve nën udhëheqjen time Interi do të kthehet në Ligën e Kampionëve dhe rikthimi është primare”.

“Tani mendoj që kemi gjasa ta fitojmë edhe titullin dhe kjo është një gjë që nuk është pritur. Interi ka një ekip shumë të mirë tani dhe do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë skuadër më garuese”.

Thohir u pyet edhe për Andrea Pirlo, që u fliste se mund të vijë në janar.

“Pirlo është një lojtarë i shkëlqyeshëm, por ju duhet ta pyesni Mancinin. Gjithashtu edhe Pirlon!”, ka thënë Thohir. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...