Migjen Basha shënoi golin e parë në ndeshje me Gjeorgjinë.
Ai pas ndeshjes tha se duhet të shënojë edhe në ndeshje që vlejnë tri pikë.
“Kemi ndërruar skemën dhe u futëm në skemën që jemi mësuar. Duhet të provojmë edhe tjera skema”.
“Përndryshe kemi bë ndeshje diskrete. E arritëm të barazoj dhe ishte me rëndësi mbyllim me rezultat pozitiv”.
“Po sigurisht që agresivitet në ndeshjet kualifikuese. Nëse e humbim atë është problem për ne. Shumë skuadra që e kemi pasur në grup me këtë i kemi mposhtur, por kemi provuar lojtarë të rinj”.
“Kjo gol e ka ndihmuar skuadrën sot, në nivelin persona nuk më ndryshon. Duhet të shënojë ku duhen golat sikurse në Armeni që e kisha rastin. Në ndeshjet më të rëndësishme duhet të jemi prezent”, ka thënë Basha. /Telegrafi/


