Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan për djegjen e Xhamisë së vjetër në Magure

PUBLIKUAR

KBI Lipjan ka reaguar ndaj djegjes së Xhamisë në fshatin Magure të Lipjanit.

 

Reagimi i plotë:

Sot morrrëm informatën për djegjen e Xhamisë së vjetër në fshatin Magure e cila daton që nga viti 1888, Xhami me vlera historike e tradicionale.
KBI Lipjan viziton menjëherë vendin e ngjarjes për të parë për së afërmi gjendjen e Xhamisë e cila është e djegur tërësisht.
KBI Lipjan ka raportuar disa herë për gjendjen e kësaj Xhamie, edhe pse ka qenë e mbyllur disa here është thyer dera nga azilkërkuesit. Dje në takimin e KKSB-së është raportuar dhe bërë thirrje që Institucionet e sigurisë të marrin parasysh gjendjen e kësaj Xhamie e cila frekuentohet shumë dhe është bërë vendbanimi i azilkërkuesve.
Kërkojmë nga Organet kompetente që të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, dhe akterët e kësaj vepre të rëndë të dalin para Drejtësisë.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...