Tottenhami i ofron kontratë të re sulmuesit Son

PUBLIKUAR

Sulmuesi aziatik po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon me klubin anglez, prandaj Spurs po planifikojnë ta shpërblejnë atë me kontratë të re

Tottenhami po planifikon ta shpërblejë Son Heung-minin me kontratë të re, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi jug-korean e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme sezonin e ri në Premierligë.

Futbollisti aziatik i ka realizuar 8 gola dhe i ka dhuruar katër asistime në shtatë ndeshjet e para të këtij edicioni.

Dhe, kjo ka bërë që Spurs ta bëjnë gati një ofertë prej 150 mijë funtesh në javë për Son, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.

Kontrata aktuale e futbollistit skadon në fund të edicionit 2022-2023.

Trajneri Jose Mourinho është jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e Son, i cili po e përbën një partneritet fenomenal në sulm me Harry Kanen. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...