Vdes ish-ylli i Francës, pas arrestit kardiak

PUBLIKUAR

Ish-portieri dhe trajneri i portierëve i Francës, Bruno Martini, ka vdekur sot në moshën 58-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Martini i përfaqësoi Francën në 31 ndeshje dhe njihet më së miri për paraqitjet e tij në Kampionatin Evropian 1992 kundër Anglisë, Suedisë dhe Danimarkës, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte trajner i portierëve në ekipin kombëtar të Francës nga viti 1999 deri në vitin 2010. Franca e fitoi Kampionatin Evropian 2000 dhe ishte finaliste e Kupës së Botës 2016 gjatë asaj kohe.

Ai i zhvilloi 139 ndeshje për Auxerre dhe 113 për Montpellier.

Noel le Graet, presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, tha se Martini është pjesë e historisë së futbollit francez.

“Ai dinte si t’u shërbente të tjerëve me përvojën teknike, nivelin e lartë dhe cilësitë e veta njerëzore”, tha ai.

“Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm. Bruno është pjesë e historisë së futbollit francez dhe ne nuk do ta harrojë këtë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

Bruno (në mes) ishte trajner i portierëve francezë, përfshirë i ish-yllit të Manchester United, Fabien Barthez (në të majtë)

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...