“Me Benitezin, nuk e fitojmë asnjë titull”

PUBLIKUAR

Me Rafael Benitezin nuk mund të fitojmë asgjë. Kështu së paku raportohet të ketë të thënë Cristiano Ronaldo.

E përditshmja spanjoll El Confidencial shkruan se pas ndeshjes ndaj Sevillas, ku Real Madridi u mposht me rezultat prej 3-2, sulmuesi portugez u kishte thënë miqve se me spanjollin Benitez, madridlenët nuk do të fitojnë asgjë këtë vit, transmeton Telegrafi.

Ndërsa për këtë, Ronaldos i kishte tërhequr vërejtjen presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, ditë më parë pas ndeshjes me Paris Saint Germain në kuadër të Ligës së kampionëve.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Ronaldo këto fjalë i ka thënë pasi nuk është i kënaqur me pozitën e herëpashershme të sulmuesit qendror te Reali, të cilën ia ka dhënë Benitez që nga ardhja në pozitën e kryetrajnerit të ekipit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...