E konfirmon Pirlo, tregon për nervozizmin e Dybalas

PUBLIKUAR

Nuk luajti asnjë minutë në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Crotones.

Kjo e zemëroi tej mase Paulo Dybalan që madje raportohet se në tunel, u konfrontua edhe me shefin e Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici

Se Dybala nuk e priti aspak mirë stolin, e zbuloi edhe trajneri, Andrea Pirlo, teksa tregon arsyen e mos inkuadrimit në lojë.

“Kam folur me të dje siç kam folur me të gjithë. Ishte pak i nervozuar që nuk luajti kundër Crotones, por nuk duhet ta harrojmë se ai s’ka luajtur që tre muaj”, tha Pirlo.

“Ka shpenzuar 10 ditë në dhomë në Argjentinë duke marr ilaçe sepse s’ka mundur të stërvitet”.

“E mora me vete në Crotone që ta aktivizojmë disa minuta, por fatkeqësisht mbetëm me 10 lojtarë dhe s’mund ta inkuadronim atë. Ai është i gatshëm, do të shohim çfarë do të bëjmë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...